Aktualitet Politikë

Vendoret 2027, Presidenti i Republikës nis konsultimet për datën!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nisi konsultimet për të përcaktuar datën e vendoreve 2027. Në Pallatin e Brigadave, fillimisht shkuan kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla dhe sekretari i Përgjithshëm i selisë rozë, Blendi Klosi, për të vijuar me përfaqësuesit e Partisë Socialdemokrate.

Kujtojmë se Partia Demokratike e refuzoi ftesën, për të dytën herë. Kreu i grupit, Gazment Bardhi, e cilësoi procesin si “teatër politik”, duke pretenduar se data e zgjedhjeve është e paracaktuar nga kryeministri Edi Rama. Edhe Partia e Lirisë refuzoi.

Sipas opozitës, Begaj duhet të fokusohet te situata politike në vend, protestat dhe shqetësimet e ngritura nga qytetarët, në vend që të zhvillojë konsultime, që PD-ja i konsideron “formale”.

Zgjedhjet pritet të zhvillohen në periudhën 15 prill-15 maj 2027. Deri më tani, asnjë parti nuk ka propozuar datë konkrete.

Si mundësi përmendet 9 maji, pasi 2 maji përkon me Pashkën Ortodokse. Por, vendimi përfundimtar i takon Presidentit të Republikës, që e përcakton datën përmes dekretit përkatës, brenda afatit kushtetues.

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.