Dosja “Balluku”/ Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në 9 raste, SPAK mbyll hetimet për ish-kreun e ARRSH, Evis Berberit

Prokuroria e Posaçme, i ka komunikuar ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) Evis Berberit, përfundimin e hetimeve në kuadër të dosjes “Balluku”.

Sipas informacioneve të gazetares Klodiana Lala, Berberit i është komunikuar akuza për “Shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në nëntë raste.

Të lidhura

None found

Ish-kreu i ARRSH-së, është një prej 26 të pandehurve në dosjen që lidhet me hetimet për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe procedurat e prokurimit publik të dyshuara si të parregullta.

Në kuadër të kësaj çështjeje, SPAK ka përfunduar hetimet edhe për Ballukun dhe persona të tjerë të përfshirë në dosje, e cila pritet të kalojë për gjykim në Gjykatën e Posaçme.


Shtuar më 30.10.2026 10:41

Quantcast