Një aksident rrugor është regjistruar në Unazën e Madhe në Tiranë, ku disa automjete janë përfshirë në një përplasje me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit, në këtë segment rrugor është krijuar një situatë e vështirë për qarkullimin e mjeteve. Ende nuk ka informacion të plotë mbi rrethanat e përplasjes, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

 

 

 

Top Channel