Për pak minuta i shpëtoi tragjedisë me 74 viktima, bashkëshortja e kampionit të botës me Spanjën rrëfen tmerrin: Jam ende e shokuar 30/10 10:47
Presidenti Bajram Begaj në kuadër të konsultimeve me partitë politikë për datën e zgjedhjeve lokale të 2027 planifikon sot ora 11:30 të takohet me përfaqësues të Social Demokratëve të Tom Doshit.
I kontaktuar nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu, një prej tre deputetëve të kësaj force politike pohoi se shkojnë në presidencë për të propozuar datën 9 Maj.
Në presidencë social demokratët do të përfaqësohen nga Altin Vrioni nënkryetar i kësaj force politike bashkë me deputetin Tedi Mula.
Top Channel