Aktualitet

Me arrest shtëpie dhe i armatosur, 41-vjeçari kapet me pistoletë dhe jelek antiplumb në Tiranë!

U kap me një armë zjarri që dyshohet se do ta trafikonte, një 41-vjeçar u arrestua në zonën e Marikajt në Tiranë. Në momentin e ndalimit, ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, ndërsa gjatë ndërhyrjes kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë.

Arrestimi i shtetasit me banim në Vorë, u realizua në kuadër të operacionit të koduar “Përfshirja”.

Në pranga përfundoi shtetasi E.A. (M.), 41 vjeç, banues në Vorë, i cili u ndalua teksa drejtonte automjetin në Marikaj, pavarësisht masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.

Gjatë kontrollit fizik, efektivët i gjetën një pistoletë me municion luftarak, e cila dyshohet se do të përdorej për trafikim. Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan një jelek antiplumb dhe mbetje të dyshuara të lëndës narkotike kokainë.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi gjithashtu automjetin dhe një telefon celular, që dyshohet se lidhen me aktivitetin e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të përfshirjes së 41-vjeçarit në veprimtari të mundshme kriminale.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.