Kryetari i PD-së Sali Berisha është përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi i Shqipërisë. Vendimi u mor këtë të premte nga Sekretariati i Etikës, pas kërkesës së socialistëve.

Socialistët kërkuan përjashtimin e Berishës, pasi sipas tyre gjatë seancës së fundit plenare, përdori fjalor joparlamentar, bëri thirrje për dhunë dhe nxiti urrejtjen.

Gjithashtu, Etika ka vendosur të përjashtojë me 60 ditë nga Kuvendi, deputetët demokratë Blendi Himçi, Ivi Kaso, Xhelal Mziu, Bledion Nallabati dhe Albana Vokshi, pas incidenteve gjatë seancës ku u ndezën tymuese.

Ndërkohë, demokratja ndaj Klodiana Çapjas nuk u mor vendimi për përjashtim nga Kuvendi. Mbledhja e Sekretariatit të Etikës u zhvillua online dhe munguan tre deputetët demokratë. Rregullorja përcakton se vendimi i Etikës mund të ankimohet në Byronë e Kuvendit dhe pezullohet në rast ankimi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb