Eksperti i sigurisë kibernetike paralajmëron se rreziku nuk prek vetëm kompanitë e kriptomonedhave, por edhe bankat dhe institucionet e tjera financiare që përdorin sisteme të automatizuara për transferimin e parave dhe të dhënave.
Sipas Jayant Dave nga kompania Check Point, sulmuesit nuk thyen enkriptimin dhe as nuk vodhën çelësat privatë të Binance. Ata morën kontrollin e sistemit që autorizonte përdorimin e tyre.
Dyshohet se gjithçka nisi nga komprometimi i laptopit të një inxhinieri, përmes të cilit hakerët arritën te një shërbim që mundësonte kryerjen e tërheqjeve. Kjo u dha mundësi të zhvendosnin miliarda dollarë brenda pak minutash. raporton BBC.
Eksperti thekson se i njëjti rrezik ekziston edhe për institucionet e tjera që mbështeten te sistemet e automatizuara për kryerjen e transaksioneve.