Protesta e djeshme në kryeqytet, një i arrestuar dhe dy të proceduar penalisht për incidentet Sekretariati i Etikës ka marrë vendimet për kërkesat e Partisë Socialiste për përjashtimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe gjashtë deputetëve të tjerë demokratë nga punimet e Kuvendit.
Berisha është përjashtuar për 10 ditë, pas deklaratave të bëra në seancën plenare, ku sipas socialistëve bëri thirrje për dhunë dhe përdori një gjuhë jo parlamentare. Në veçanti, kërkesa e PS-së lidhej me thirrjen e tij për “thyerje kafkash”.
Ndërkohë, me nga 60 ditë përjashtim janë dënuar deputetët Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Ivi Kaso, Bledion Nallbati dhe Blendi Himçi, ndërsa Klodiana Çapja është falur.
Masa ndaj deputetëve demokratë lidhet me incidentet e regjistruara në seancën e djeshme plenare, ku ata ndezën flakadanë, hodhën sende dhe bllokuan foltoren e Kuvendit, duke shkaktuar tensione dhe ndërprerje të zhvillimit normal të seancës.
Vendimet janë marrë nga Sekretariati i Etikës pas shqyrtimit të kërkesave të paraqitura nga Partia Socialiste.
Top Channel