Një aksident rrugor u regjistrua herët në mëngjes, rreth orës 04:30, pranë Spitalit Memorial në Fier.
U përplasën dy automjete, një “Audi”, me drejtues shtetasin G.Ç. e një “Benz”, me shofer personin me iniciale A.S.
Nga përplasja mbeti i lënduar pasagjeri që udhëtonte në mjetin “Audi”. Ai u dërgua drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, që po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve.