"European Eye Hospital" del me njoftim: Institucioni ynë nuk ka dëmtuar kurrë asnjë pacient, as nga ana shëndetësore, as nga ana morale apo financiare

"Spitali Evropian i Syve" (European Eye Hospital) ka dalë me njoftim pas informacioneve dhe aksionit të djeshëm të MPB-së, në të cilin thuhej se janë zbuluar keqpërdorime në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, në të cilat ka qenë i përshirë edhe spitali.
Nga "Spitali Evropian i Syve" thonë se ata nuk kanë dëmtuar kurrë asnjë pacient, as nga ana shëndetësore, as nga ana morale apo financiare.
"Gjatë ditës së sotme, shumë të pavërteta në lidhje me institucionin tonë shëndetësor, Spitalin Evropian të Syrit në Shkup, u përhapën në portalet e internetit".
"Përmes kësaj deklarate, dëshirojmë t'u bëjmë të ditur të gjithë pacientëve tanë, bashkëpunëtorëve dhe publikut të gjerë se, me përpjekje të vazhdueshme, do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të nxjerrë në dritë të vërtetën. Njëkohësisht, i sigurojmë institucionet se jemi të gatshëm për bashkëpunim, si gjithmonë".
"Institucioni ynë nuk ka dëmtuar kurrë asnjë pacient, as nga ana shëndetësore, as nga ana morale apo financiare. Përkundrazi, edhe pas më shumë se një viti pa mbështetje nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, kemi arritur të ruajmë cilësinë, humanitetin dhe aksesin e çmimeve të ndërhyrjeve oftalmologjike për të gjithë".
"U bëjmë thirrje publikisht të gjitha portaleve: lërini institucionet të bëjnë punën e tyre. Tregoni profesionalizëm dhe respekt për ligjet, integritetin dhe dinjitetin e të gjithëve", thuhet në njoftimin e "Spitalit Evropian të Syve"./Telegrafi/









































