Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin për kërkesën e deputetëve socialistë për përjashtimin e deputetëve demokratë, pas kaosit dhe tensioneve të regjistruara në seancën e djeshme plenare.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është përjashtuar për 10 ditë nga punimet e Kuvendit.
Ndërkohë, me 60 ditë përjashtim janë dënuar deputetët demokratë Blendi Himçi, Ivi Kaso, Xhelal Mziu, Bledion Nallbani dhe Albana Vokshi.