Opozita refuzoi takimin me Begajn për të konsultuar datën e zgjedhjeve, Balla: Bojkoti nuk është zgjidhje
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas takimit konsultativ me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për caktimin e darës së zgjedhjeve vendore të 2027, deklaroi se Partia Socialiste u bën thirrje të gjitha forcave dhe lëvizjeve politike të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të vitit 2027.
Balla theksoi se bojkoti i zgjedhjeve nuk është zgjidhje, duke nënvizuar rëndësinë e pjesëmarrjes së të gjithë aktorëve politikë në procesin zgjedhor.
“Partia Socialiste i bën thirrje të gjitha forcave dhe lëvizjeve politike të marrin pjesë në Zgjedhjet Vendore 2027. Bojkoti i zgjedhjeve nuk është zgjidhje!”, u shpreh Balla.
PS mbetet e hapur për çdo datë nga 15 prilli me 15 maj, me përjashtim të datës 2 maj, që përkon me një festë fetare.




