Dy ditë më parë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, e pa veten në burgun e Fierit, pasi u detyrua të largohet në mënyrë të beftë nga burgu i Durrësit ku ai qëndronte që prej shkurtit të vitit të shkuar.
Ngjarja nuk mund të kalonte pa zhurmë. Ajo mori përmasa jo të zakonshme, edhe për shkak të dritëhijeve të të gjthë procedurës së ndjekur për transferimin e tij, me Veliajn dhe mbrojtësin e tij që njoftuan se nuk ishin vënë në dijeni, dhe nuk u ishte vënë në dispozicion asnjë shkresë zyrtare.
Ditën e djeshme, rasti I kryebashkiakut nxiti debate të forta në grupin socialist, me kryetarin e Komisionit të Sigurisë Bledi Çuçi, i cili duke folur për shkelje të rëndë të të drejtave të NJeriut, kërkoi shpjegime nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu.
Çuçi nuk u mjaftua vetëm me pyetjet e ngritura në grup. Më vonë, mbi tryezën e ministrit Gogu, shkoi një shkresë, e firmosur jo vetëm nga Çuçi por dhe kryetari i Komisionit parlamentar të Mbikqyrjes institucionale Fatmir Xhafaj. Të dy kërkonin zyrtarisht informacion mbi procedurat e ndjekura për transferimin e Veliajt, dhe respektimin e protokolleve në raste të tilla.
Përgjigja e ministrit Gogu, u firmos këtë të premte duke iu dërguar më pas parlamentit. Report Tv, mësoi përmes burimeve, se shkresa reflektonte në linja të përgjithshme, qëndrimin që Gogu kishte mbajtur dhe një ditë më parë, se për rastin ai kishte urdhëruar një inspektim dhe se mbetej në pritje të gjetjeve në përfundim të këtij inspektimi.
Ministri po ashtu mësohet të ketë vënë në dukje se Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve, është përgjegjëse direkte sipas ligjit për transferimin e të paraburgosurve apo të dënuarve.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve reagoi mbrëmë, duke shtuar mjegullën e dyshimeve, kur deklaroi se urdhëri i transferimit ishte “sekret shtetëror”.
Mbetet e paqartë se si një urdhër administrativ mund të klasifikohet sekret. As ligji “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve” dhe as “rregullorja e burgjeve”, nuk e parashikojnë një gjë të tillë.
Për transferimet, përcaktimet janë të qarta. Ato bëhen, me kërkesë të të burgosurit, të prokurorit të çështjes, apo të Drejtorit të institucionit të vuajtjes së dënimit. Në këtë rast, dihet vetëm se Veliaj nuk e ka bërë një kërkesë të tillë.
Avokati i tij Plaren Ndrecaj, shkoi dhe më tej mbrëmë, kur deklaroi në Report TV se vendimi për transferimin e Veliajt është politik, duke e cilësuar atë një thikë pas shpine.
-
Bukuroshja kukull bionde ia ka deleguar punet nen drejtorit. Ndoshta eshte me pushime ne Dubai. Mesa duket, ajo nuk e ve ujin ne zjarr per Gogun. Ajo ka urdher nga lart, dhe Gogu e di shume mire, por si skuth gjithe jeten, nuk na e thote.
Përgjigju -
Po te burgosurit e tjere si mbahen ne ato kushte? Veten kur cenohet nje i larte, kujtohen per kushtet, keshtu i bie.
Përgjigju









Komente
Komento