Beqaj u paraqit pa avokat në GJKKO, shtyhet sërish gjyqi i ish-ministrit të Shëndetësisë
30/10/2026 12:36
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u paraqit ditën e stome në GJKKO pa avokat pasi kishte seancën paraprake të dosjes së SASPAK. Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, është shtyrë sërish gjyqi i ish-ministrit.
I pyetur para se të hynte në GJKKO nga gazetarja Hoxha nëse është me avokat apo jo, ish-ministri i Shëndetësisë u shpreh se “avokati ishte dje”.
Hoxha e pyet nëse mungesa e avokatit ka lidhje me bojkotin, Beqaj thotë se nuk e di.
“Kanë patur një mbledhje, nuk e di çfarë ka ndodhur”.
Beqaj akuzohet se ka abuzuar me fondet e BE-së gjatë kohës që drejtonte agjencinë SASPAK.
Top Channel