Në Pallatin e Brigadave presidenti Bajram Begaj zhvilloi konsultime me partite politike për marrje mendimi sa i takon datës të zgjedhjeve lokale 2027. Serinë e takimeve e nisi ke kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla, i cili kishte shkuar në takim së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Blendi Klosi.