Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Vlorë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku është dënuar me mbi 7 vite burg për disa vepra penale. Policia bëri të ditur se arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Target 1”, pas informacioneve operative për vendndodhjen e tij. Gjykata e Apelit e Bolonjës e ka dënuar me 7 vite, 3 muaj e 15 ditë burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, zhvatje dhe tentativë zhvatjeje në bashkëpunim, si dhe për një sërë veprash të tjera penale.