Monday / November 2 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi Statistika

Numri i mjeteve në rrugët e Shqipërisë arrin në 1.1 milionë, një e treta në Tiranë

Share Share Icon

Numri i mjeteve rrugore në qarkullim në Shqipëri arriti në 1,115,221 në fund të tremujorit të tretë 2026, duke shënuar një rritje prej 8.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të INSTAT.

Autoveturat përbëjnë pjesën dërrmuese të mjeteve në qarkullim, me 80.6% të totalit, të ndjekura nga motorët me 6.5% dhe automjetet për transport të përzier me 5.7%.

Tirana ka përqendrimin më të lartë të mjeteve, me 34.7% të totalit në vend, e ndjekur nga Durrësi me 13.7%. Në të kundërt, Gjirokastra dhe Kukësi kanë numrin më të ulët të mjeteve, përkatësisht me 2.1% dhe 2.4%.

Gjatë tremujorit të tretë 2026, në vend u regjistruan për herë të parë 25,338 mjete, nga të cilat 80% ishin autovetura.

Tirana përqendroi 40% të regjistrimeve të reja. Megjithëse numri total i mjeteve në qarkullim vijon të rritet, regjistrimet për herë të parë shënuan një rënie prej 4.8% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2025.

Sa u përket markave të të gjitha mjeteve të regjistruara për herë të parë gjatë tremujorit të tretë, Volkswagen kryeson me 16.6%, i ndjekur nga Mercedes-Benz me 15.1%, Audi me 10.7%, Hyundai me 8% dhe BYD me 4.2%.

Sipas të dhënave të tjera nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), të analizuara më herët nga “Monitor”, gjatë periudhës janar–shtator 2026 hynë për herë të parë në qarkullim 74.1 mijë automjete, pothuajse në të njëjtat nivele me nëntëmujorin e vitit të kaluar.

Koreja e Jugut vijon të jetë tregu kryesor i origjinës së automjeteve të regjistruara për herë të parë në Shqipëri. Gjatë nëntëmujorit, nga ky vend erdhën rreth 19.5 mijë mjete, ose 26% e totalit. Kina renditet e dyta, me 11.8 mijë mjete, ose rreth 16%, e ndjekur nga Gjermania dhe Italia, përkatësisht me 8.9 mijë dhe 8.6 mijë mjete.

Ndërkohë, interesi për automjetet elektrike po rritet me ritme të shpejta. Sipas DPSHTRR, gjatë nëntëmujorit u regjistruan rreth 7,800 mjete elektrike, dy herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Ato përbënin 10.5% të regjistrimeve për herë të parë, ndërsa marka kineze BYD dominonte këtë segment, me gati 5 mijë mjete, ose 64% të totalit të regjistrimeve të automjeteve elektrike.

74 mijë makina hynë në qarkullim në janar-shtator, dyfishohen mjetet elektrike

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Buxheti 2027 ndan fondet për 61 bashki, pa reflektuar reformën territoriale me 46

Qeveria ka hartuar projektbuxhetin e pushtetit vendor për vitin 2027 mbi ndarjen e vjetër administrativo-territoriale me 61 bashki, ndonëse Kuvendi...

2 hours më parë 3 Min Lexim

BSH paralajmëron se ulja e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla mund të rrisë çmimet

Banka e Shqipërisë shprehu sot një opinion pozitiv për projektbuxhetin e vitit 2027, por theksoi se plani i të ardhurave është në kufirin e sipërm ...

3 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!