Kadaj-Bujupi: Ndëshkimet administrative nuk sjellin drejtësi për Arlindën

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, reagoi pas vrasjes së Arlinda Zekajt, nga Vitomerica e Pejës.

Ajo theksoi se masat administrative ndaj personave përgjegjës nuk përbëjnë drejtësi për Arlindën dhe deklaroi se neglizhenca e tyre i kushtoi asaj jetën.

Të lidhura

None found

Në reagimin e saj, Kadaj-Bujupi u shpreh:

Arlinda nuk duhej të vdiste! Jeta e saj u mor nga neglizhenca e tyre. Suspendimi nuk është drejtësi dhe nuk garanton që tragjedi të ngjashme të mos ndodhin sërish. Nevojiten llogaridhënie dhe përgjegjësi penale, jo masa formale.

DREJTËSI PËR ARLINDËN! BURG PËR PËRGJEGJËSIT!


Shtuar më 30.10.2026 12:09

Quantcast