Sot në orën 11:00, deputeti i Partisë Social-Demokrate, Tedi Mula dhe nënkryetari i kësaj force politike, Altin Vrioni, kanë zhvilluar një takim me Presidentin Bajram Begaj, për të diskutuar mbi datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2027.
Mësohet se përfaqësuesit e PSD-së, partisë së drejtuar nga Tom Doshi, në konsultime me Presidentin kanë propozuar datën 9 maj për zgjedhjet e ardhshme vendore.




