Kryen veprime të kundërligjshme gjatë protestës së djeshme në Tiranë, arrestohet një 19-vjeçar, procedohen 5 të tjerë

30 Tetor 2026 | 12:16

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia gjatë zhvillimit të protestës studentore ditën e djeshme në Tiranë, ndërkohë që 5 persona të tjerë u proceduan në gjendje të lirë për veprime kundërligjore.

Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë O. C., 19 vjeç, pasi dyshohet se ka thyer me sende të forta xhamat e dritareve të godinës së Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “ Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK organizon takimin e 16-të të rrjetit të OECD-së kundër korrupsionit, 70 hetues dhe prokurorë nga 28 juridiksione në Tiranë

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka organizuar në Tiranë, nga 27 deri më 29 tetor, takimin e 16-të të Rrjetit...
11:50 | 30/10/2026

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati, Bashkim Zeneli

Diplomati, ish-deputeti dhe publicisti, Bashkim Zeneli është ndarë nga jeta këtë të premte në moshën 78-vjeçare. Mësohet se Zeneli ka ndërruar jetë në një spital...
11:33 | 30/10/2026

Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me 10 ditë Berishën dhe me 60 ditë 5 deputetët e PD

Sekretariati i Etikës pas mbledhjes së zhvilluar këtë të premte ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste dhe ka përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare...
11:12 | 30/10/2026