Kandidati për president të Francës dhe ish-kryeministri, Édouard Philippe, është marrë në pyetje nga autoritetet gjyqësore franceze, në kuadër të një hetimi për dyshime mbi përvetësimin e fondeve publike, favorizimin dhe ngacmimin në vendin e punës.
Dy gjyqtarët hetues i kanë dhënë Philippe statusin e dëshmitarit të asistuar, një masë procedurale më e lehtë se vendosja nën hetim formal.
Çështja lidhet me periudhën kur ai drejtonte bashkinë e qytetit portual Le Havre, në veri të Francës.
Avokati i tij, deklaroi se Philippe e mirëpret këtë vendim, duke theksuar se ai konfirmon bindjen e klientit të tij se nuk ka kryer asnjë shkelje.
Hetimi nisi pas një kallëzimi te bërë nga një ish-punonjëse e administratës publike, e cila pretendon se kontrata e saj nuk u rinovua dhe se ajo u përball me presion dhe ngacmime pasi ngriti shqetësime për parregullsi.
Édouard Philippe, kryeministër i Francës nga viti 2017 deri në vitin 2020, i ka mohuar vazhdimisht të gjitha akuzat.
Ai është kandidati i partisë së qendrës së djathtë Horizons për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.











