Presidentja nuk komenton vrasjen e Arlinda Zekajt e pyetur nga gazetarët

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, nuk reagoi sot kur gazetarët e pyetën për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Zekaj, 49 vjeçe, u vra më 25 tetor. Për ngjarjen është arrestuar si i dyshuar ish-kunati i saj, Albert Sylaj.

Të lidhura

None found

Ditën e vrasjes, ish-bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj, u ndalua nga organet e rendit. Zekaj e kishte denoncuar për shkelje të urdhrit mbrojtës.

Tri ditë para se të vritej, Zekaj i kishte dërguar një letër kryeprokurores së Pejës, ku e paralajmëronte se jeta e saj ishte në rrezik.


Shtuar më 30.10.2026 12:31

Quantcast