Policia ka vënë në pranga një 19-vjeçar i cili dyshohet se ka thyer me sende të forta xhamat e dritareve të godinës së Gjykatës Kushtetuese gjatë protestave.
Ndërkohë, 5 persona të tjerë janë vënë nën hetim të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme gjatë tubimeve.
Policia i akuzon për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “ Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.













