Vendosni fjalën kyçe....

Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, përplasen pesë automjete, krijohen radhë të gjata trafiku


Një aksident ku janë përfshirë pesë automjete është regjistruar në Unazën e Madhe në Tiranë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Pamjet e siguruara nga BalkanWeb tregojnë dëmet në automjetet e përfshira në përplasjen zinxhir. Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar.

Përplasja ka shkaktuar radhë automjetesh dhe trafik në këtë segment të Unazës së Madhe, ndërsa pritet të sqarohen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.