2026 New York City Marathon/ Edicioni i 50-të me rekord pjesëmarrësish
Mëngjesi i 1 nëntorit është një ditë e veçantë për të gjithë adhuruesit e sporteve të rezistencës pasi në New York do të mbahet edicioni i 50-të i njërës prej gjashtë maratonave kryesore.
Për organizatorët ky event do të jetë i veçantë pasi për herë të parë në vijën e startit do jenë gati plot 60.229 mijë garues (aplikuan 240,000 mijë persona).
Gara e këtij viti shënon 50-vjetorin e itinerarit që përfshin pesë bashkitë e qytetit, i cili u prezantua gjatë festimeve të dyqindvjetorit të Amerikës në vitin 1976.
Garuesit do të përshkojnë distancën prej 42.195 km në zonat më të rëndësishme të qytetit amerikan siç janë Staten Island, Brooklyn, Queens, Manhattan dhe Bronx.
Gara nis në orën 08:00 lokale në Fort Wadsworth në Staten Island dhe mbaron në West Drive pranë “67th Street” pranë “Central Park” të Manhattan-it.
Etiopiani Tamirat Tola mban rekordin për meshkuj me kohën 2:04:58, të vendosur në vitin 2023 ndërsa atletja nga Kenia, Hellen Obiri, mban rekordin për femra me kohën 2:19:51, të vendosur në vitin 2025. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



