Aktualitet

Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese gjatë tubimit të djeshëm, në pranga 19-vjeçari nga Dibra, 5 të tjerë u proceduan penalisht

Një 19-vjeçar është arrestuar dhe pesë persona të tjerë janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës për incidentet e regjistruara gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet.

I riu nga Dibra dyshohet se ka thyer me sende të forta xhamat e dritareve të godinës së Gjykatës Kushtetuese, ndërsa pesë personat e tjerë akuzohen për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit. Për rastin, policia ka referuar materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me veprimet e kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të zhvilluar dje:

-u arrestua në flagrancë shtetasi O. C., 19 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se ka thyer me sende te forta, xhamat e dritareve të godinës së Gjykatës Kushtetuese;

-u proceduan në gjendje të lirë 5 shtetas, autorë të dyshuar të veprimeve të kundërligjshme gjatë këtij tubimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “ Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.