Mbërrijnë 5 mijë kamera trupi për Policinë e Shtetit, monitorimi do të bëhet nga Sallat Operative
30 Tetor 2026 |
13:16
Rreth 5 mijë kamera trupi kanë mbërritur në Shqipëri dhe pritet të shpërndahen në të gjitha drejtoritë vendore të Policisë së Shtetit, duke nisur nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.
Pajisja me kamerat e reja do të nisë fillimisht me efektivët e Policisë Rrugore, të cilët do t’i mbajnë ato gjatë gjithë kohës së shërbimit. Më pas, procesi pritet të shtrihet në të gjitha strukturat e tjera policore në vend.
Një nga elementët kryesorë të këtij sistemi është mundësia e aksesimit të drejtpërdrejtë të kamerave nga Sallat Operative të Policisë. Parashikohet që kamerat të mund të aktivizohen dhe të monitorohen nga salla përkatëse, pa i lënë efektivit mundësinë për të ndërhyrë në regjistrimin e pamjeve.
Lajme të Sugjeruara
IKMT shemb disa objekte pa leje në Himarë
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit këtë të premte ndërhyri në Bashkinë Himarë, duke prishur objekte dhe struktura të ngritura pa dokumentacion ligjor. Aksioni u...
Kryen veprime të kundërligjshme gjatë protestës së djeshme në Tiranë, arrestohet një 19-vjeçar, procedohen 5 të tjerë
Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia gjatë zhvillimit të protestës studentore ditën e djeshme në Tiranë, ndërkohë që 5 persona të tjerë u proceduan në...
SPAK organizon takimin e 16-të të rrjetit të OECD-së kundër korrupsionit, 70 hetues dhe prokurorë nga 28 juridiksione në Tiranë
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka organizuar në Tiranë, nga 27 deri më 29 tetor, takimin e 16-të të Rrjetit...
- 13:10 Marta Kos prezanton në 4 Nëntor Paketën e Zgjerimit të BE, përfshirë dhe Shqipërinë
- 13:08 Protestat e studentëve, ambasadorja e BE nga Elbasani: Dhuna nuk mund të jetë mënyra e shprehjes së pakënaqësive
- 13:08 Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!
- 13:03 Xi spastron Partinë Komuniste të Kinës, largon 33 zyrtarë të lartë të saj gjatë një mbledhje
- 13:00 Drafti për zgjerimin e BE-së, Kosova pa përparim në fushat themelore
- 12:59 Berisha thërret demokratët në protestë kombëtare: Nesër në orën 12:00, në mbështetje të studentëve