Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka urdhëruar inspektimin e procedurave të ndjekura për transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit. Kështu shkruhet në letrën që ministri i dërgoi dy kolegëve të tij socialistë, njëherë kryetarë të komisioneve në parlament, Bleci Çuçi dhe Fatmir Xhafaj të cilët e panë veçanërisht me shqetësim transferimin e papritur të të zgjedhurit të Tiranës.