Pas tensioneve, fjalorit joparlamentar dhe tymyeseve në sallën e seancave plenare, sekretariati i etikës vendosi të përjashtojë gjashtë deputetë të Partisë Demokratike. Kryedemokrati Sali Berisha u përjashtua me dhjetë ditë nga punimet parlamentare, pasi gjatë fjalës së mbajtur në foltoren e kuvendit, përdori një fjalor që nga socialistët u konsiderua nxitje dhe thirrje për akte dhune.