“Hat-tric” kundër Al-Kholood, Ronaldo i afrohet golit të tij të 1000-të
‘Hat-tric’ i Cristiano Ronaldos ndihmoi Al-Nassr të fitonte 5-3 kundër Al-Kholood në Ligën Profesionale Saudite dhe e çoi sulmuesin portugez në 985 gola në karrierën e tij.
Me ndeshjen e barazuar në 2-2 pas golave nga Angelo Gabriel dhe Sadio Mane për Al-Nassr, Ronaldo i siguroi fitoren skuadrës së tij duke shënuar tre herë në 15 minuta të pjesës së dytë.
Shoku i tij i skuadrës në Portugali, Joao Felix, kontribuoi me katër asiste, përfshirë dy nga golat e Ronaldos.
Ishte tregolëshi i 67-të në karrierën e 41-vjeçarit, ndërsa ai vazhdon të ndjekë një tjetër moment historik në një karrierë të shkëlqyer.
Ai ka shënuar shtatë nga “hat-trick”-et e tij për Al-Nassr – së bashku me 44 për Real Madridin, 10 për Portugalinë dhe nga tre me Manchester United dhe Juventusin.
Fituesi pesë herë i Topit të Artë ka fituar tituj lige në Angli, Spanjë, Itali dhe Arabi Saudite dhe është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në futbollin ndërkombëtar të meshkujve.
Ai ka kaluar pothuajse katër vjet te kampionët e Ligës Profesionale Saudite, Al-Nassr, me të cilët i ka mbetur edhe një vit në kontratë.
Në gusht, ai la të kuptohej se do të tërhiqej nga futbolli duke thënë se “ndoshta” ishte viti i tij i fundit si lojtar.
Al-Nassr janë kampionë në fuqi në Ligën Profesioniste Saudite dhe renditen të dytët në tabelë, megjithëse kanë një ndeshje më pak të zhvilluar ndaj liderëve Al-Qadsiah.
Revolucion në La Liga, arbitrat do të flasin për mediat pas ndeshjeve! Zbatimi nis në fundjavë
Ronaldo: Topi i Artë i të gjitha kohërave u takon edhe tifozëve
Zbulohen fitimet marramendëse të FIFA-s nga Botërori 2026
- 13:44 Rikthehen goditjet ndaj infrastrukturës kritike, rafineria e naftës ruse pëson dëme të madh nga dronët ukrainas
- 13:27 Xi Jinping thirrje BE-së të bashkëpunojë me Kinën: Pekini i trajton lidhjet me sinqeritet dhe vullnet të mirë
- 13:26 Rregullatori britanik i konkurrencës hap hetim mbi kushtet e Metës për botuesit dhe reklamuesit
- 13:16 Mbërrijnë 5 mijë kamera trupi për Policinë e Shtetit, monitorimi do të bëhet nga Sallat Operative
- 13:10 Marta Kos prezanton në 4 Nëntor Paketën e Zgjerimit të BE, përfshirë dhe Shqipërinë
- 13:08 Protestat e studentëve, ambasadorja e BE nga Elbasani: Dhuna nuk mund të jetë mënyra e shprehjes së pakënaqësive