E premte, 30 Tetor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zbulohet baza e drogës në pyjet e Komanit, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis, arrestohen 4 persona (EMRAT)

Një sasi prej mbi 56.7 kilogramësh lëndë narkotike Cannabis Sativa është sekuestruar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Koman të Shkodrës, ndërsa në pranga kanë rënë katër persona. Një tjetër shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

Operacioni policor i koduar “Gjurmët” u finalizua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale, pas disa javësh hetimesh me metoda proaktive.

Reklamë

Në kuadër të operacionit u arrestuan Petrit Frroku, 45 vjeç, banues në Gomsiqe të Vaut të Dejës; Martin Prendi, 39 vjeç, banues në Dush të Va ut të Dejës; Kole Kondari, 33 vjeç, banues në Shkodër dhe Ded Nimani, 67 vjeç, banues në Tiranë. Ndërkohë, u procedua në gjendje të lirë A. F., 38 vjeç, banues në Gomsiqe, vëllai i 45-vjeçarit të arrestuar.

Sipas hetimeve paraprake, pesë shtetasit dyshohet se bashkëpunonin për transportimin e lëndës narkotike me automjete dhe varka drejt një zone të pyllëzuar në Koman, ku e fshihnin dhe e përgatitnin për shitje.

Reklamë

Gjatë ndërhyrjes, policia kontrolloi një ambient të përshtatur për kamping, në pronësi të 45-vjeçarit Petrit Frroku, si dhe automjetet në përdorim të dy prej të arrestuarve. Në këto ambiente u gjetën 10 thasë me mbi 56.7 kilogramë kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia bën me dije se vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.