Papa Leoni XIV pret në Romë ipeshkvijtë dhe administratorët dioqezanë të Shqipërisë
Të gjendur në Romë për vizitën Ad Limina Apostolorum, një vizitë periodike që ipeshkvijtë e çdo vendi zhvillojnë në Vatikan, një herë në pesë vjet, barinjtë e Kishës Katolike në Shqipëri u pritën në audiencë private nga Ati i Shenjtë, Papa Leoni XIV.
Gjatë takimit, i cili zgjati më shumë se një orë, ipeshkvijtë informuan Papën mbi situatën dhe gjendjen në të cilën ndodhen Kisha dhe Shqipëria, duke paraqitur realitetin, sfidat dhe shqetësimet me të cilat përballen.
Në emër të ipeshkvijve dhe të mbarë Kishës Katolike në Shqipëri, Papën e përshëndeti Imzot Gjergj Meta, ipeshkëv i Rrëshenit dhe President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.
Barinjtë e Kishës sonë i dhuruan Atit të Shenjtë ikonën e Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtore e Popullit Shqiptar, të punuar me mjeshtëri nga një artist shqiptar, duke përtërirë njëkohësisht ftesën për të vizituar vendin tonë.
Gjithashtu, nuk mungoi edhe libri kushtuar martirëve të Shqipërisë, i cili përmbledh historinë e martirizimit dhe të qëndresës së lavdishme të Kishës në Shqipëri. Dhuratat u plotësuan me një pëlhurë zadrimore, simbol karakteristik jo vetëm i kësaj treve, por edhe i dashurisë, përkushtimit dhe punës së përditshme të duarve të nënave tona shqiptare.
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, rrit naftën dhe ul benzinën
Mbërrijnë 5 mijë kamera trupi për Policinë e Shtetit, monitorimi do të bëhet nga Sallat Operative
IKMT shemb disa objekte pa leje në Himarë
- 14:00 Papa Leo XIV aplikoi për votim me postë në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA
- 13:52 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, rrit naftën dhe ul benzinën
- 13:48 “Hat-tric” kundër Al-Kholood, Ronaldo i afrohet golit të tij të 1000-të
- 13:44 Rikthehen goditjet ndaj infrastrukturës kritike, rafineria e naftës ruse pëson dëme të madh nga dronët ukrainas
- 13:27 Xi Jinping thirrje BE-së të bashkëpunojë me Kinën: Pekini i trajton lidhjet me sinqeritet dhe vullnet të mirë
- 13:26 Rregullatori britanik i konkurrencës hap hetim mbi kushtet e Metës për botuesit dhe reklamuesit