Mbi 56 kg kanabis e ndarë në 10 thasë, arrestohen 4 persona në Shkodër! Procedohet edhe një tjetër

30 Tetor 2026 | 14:12

Katër persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Policia gjithashtu bën me dije se është proceduar edhe një person tjetër i cili është vëllai i njërit prej të arrestuarve. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata kishin fshehur lëndën narkotike në pyll dhe po e përgatitnin për shitje. 

Të arrestuari janë identifikuar si Petrit Frroku, Kole Kondari, Ded Nimani dhe Martin Prendi. Nga hetimet dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata transportonin lëndë narkotike Cannabis Sativa, me automjete dhe me varka, në zonë të pyllëzuar në fshatin Koman, ku e përgatitnin për shitje.   

“DVP Shkodër/Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive, një tjetër operacion për goditjen e veprimtarive kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.    

Operacioni i koduar “Gjurmët”/ Gjenden në një zonë të pyllëzuar në fshatin Koman dhe sekuestrohen mbi 56.7 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa (e ndarë në 10 thasë).   

Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë vëllai i njërit prej tyre, të cilët dyshohet se kishin fshehur lëndën narkotike në pyll dhe po e përgatitnin për shitje. 

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale, si rezultat i një pune hetimore disajavore, me metoda proaktive, finalizoi operacionin policor të koduar “Gjurmët”.  Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan shtetasit:   

-P. F., 45 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Vau i Dejës, M. P., 39 vjeç, banues në fshatin Dush, Vau i Dejës, K. K., 33 vjeç, banues në Shkodër dhe D. N., 67 vjeç, banues në Tiranë.   

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. F., 38 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Vau i Dejës, vëllai i 45-vjeçarit.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, transportonin lëndë narkotike Cannabis Sativa, me automjete dhe me varka, në zonë të pyllëzuar në fshatin Koman, ku e përgatitnin për shitje.   

Gjatë ndërhyrjes në këtë zonë, shërbimet e Policisë kryen kontroll në një ambient të përshtatur për kamping, në pronësi të shtetasit P. F., dhe në automjetet në përdorim të shtetasve K. K. dhe M. P., ku gjetën 10 thasë me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë mbi 56.7 kilogramë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.   

Vijon puna për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Papa Leoni XIV pret në Romë ipeshkvijtë dhe administratorët dioqezanë të Shqipërisë

Të gjendur në Romë për vizitën Ad Limina Apostolorum, një vizitë periodike që ipeshkvijtë e çdo vendi zhvillojnë në Vatikan, një herë në pesë vjet,...
14:07 | 30/10/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, rrit naftën dhe ul benzinën

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së naftës dhe benzinës në Shqipëri, pas mbledhjes së zhvilluar këtë të premte, më 30...
13:52 | 30/10/2026

Mbërrijnë 5 mijë kamera trupi për Policinë e Shtetit, monitorimi do të bëhet nga Sallat Operative

Rreth 5 mijë kamera trupi kanë mbërritur në Shqipëri dhe pritet të shpërndahen në të gjitha drejtoritë vendore të Policisë së Shtetit, duke nisur nga...
13:16 | 30/10/2026