Show-Bizz

Hollywood në zi: Ndahet nga jeta Patrick Stewart, legjenda e “Star Trek” dhe “X-Men”

14:18 - 30.10.26 Gazeta GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bota e kinemasë humbi një prej figurave të saj më të njohura. Aktori britanik Patrick Stewart është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare, sipas raportimeve të CNN dhe mediave ndërkombëtare.

Ai u bë i famshëm në të gjithë botën për rolin e kapitenit Jean-Luc Picard në serialin kult “Star Trek”, ndërsa një tjetër sukses i madh ishte interpretimi i profesor Charles Xavier në sagën filmike “X-Men”.

Me një karrierë të gjatë në teatër, televizion dhe kinema, Stewart la gjurmë të veçanta edhe në interpretimin e veprave të Shekspirit.

Aktori Sir Ian McKellen, miku dhe bashkëpunëtori i tij i kahershëm, e cilësoi Stewart si “aktorin më të respektuar dhe më të dashur të brezit të tij”.

Stewart ishte i njohur për rolin e kapitenit Jean-Luc Picard në serialin “Star Trek”, ku u shfaq në më shumë se 170 episode dhe katër filma. Ai u bë gjithashtu i famshëm për interpretimin e profesorit Charles Xavier në filmat “X-Men”. Aktori William Shatner tha se Stewart solli inteligjencë, hijeshi dhe njerëzi në çdo rol, ndërsa Hugh Jackman e cilësoi si mik të jashtëzakonshëm dhe një nga figurat më të mëdha të skenës dhe ekranit. McKellen kujtoi karrierën e përbashkët me Stewart në teatrin klasik dhe tha se, pavarësisht jetës në SHBA, ai nuk i harroi kurrë rrënjët e tij në Yorkshire të Anglisë.

I lindur në vitin 1940 në Mirfield, Stewart nisi karrierën profesionale në vitin 1966, duke iu bashkuar Kompanisë Mbretërore të Shekspirit. Në vitin 2010, ai u dekorua me titullin kalorës nga Mbretëresha Elizabeth II.

Largimi i tij shënon humbjen e një aktori që arriti të bashkojë breza të tërë shikuesish përmes roleve të paharrueshme. / CNN


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.