Mundësi i Shqipërisë, Zelimkhan Abakarov, është ndalur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Mundjes, që po zhvillohet në Kazakistan. Sportisti shqiptar u mposht nga rusit Uguev, i renditur në vendin e parë në botë në peshën deri në 61 kilogramë.
Abakarov e nisi me sukses garën në fazën e 1/8-ave, ku mposhti mundësin armen Harutyunyan me rezultatin 14-4.
Në çerekfinale, 33-vjeçari u përball me japonezin Hasegawa, duke fituar bindshëm me rezultatin 8-1. Me këto dy fitore, kampioni i botës në vitin 2022 siguroi një vend mes katër mundësve më të mirë të kategorisë së tij.
Në gjysmëfinale, përballë numrit një të botës, Abakarov zhvilloi një duel të vështirë, por u mposht me rezultatin 3-0. Kjo humbje i heq mundësinë për të luftuar për medaljen e artë, por jo shansin për t’u ngjitur në podium.
Të shtunën, më 31 tetor, Abakarov do të duelojë për medaljen e bronztë. Në rast fitoreje, mundësi që përfaqëson Shqipërinë do të sigurojë një tjetër medalje në arenën botërore.