• Kontakt
Friday, October 30, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Mbyllet gazeta e pavarur ruse pas 30 vitesh, kryeredaktori akuzon shërbimet sekrete

14:53 : 30/10/2026
në BOTA

Gazeta e njohur e pavarur ruse, “Novaya Gazeta”, ka njoftuar mbylljen e aktivitetit, duke akuzuar autoritetet ruse dhe shërbimet sekrete për presion të vazhdueshëm ndaj redaksisë. Vendimi vjen pas kontrolleve të fundit në banesën e kryeredaktorit dhe arrestimit të një prej gazetarëve të saj në fillim të këtij viti.

“Novaya Gazeta po pushon së ekzistuari. Autoritetet ruse, shërbimet sekrete ruse, e kanë detyruar redaksinë t’i japë fund punës së saj”, deklaroi kryeredaktori Sergei Sokolov në një video-mesazh të publikuar të premten në YouTube.

Sokolov bëri të ditur se më 9 nëntor gazeta do të fikë dritat në redaksinë ku ka funksionuar për 30 vite, do të mbyllë serverët dhe do të ndërpresë aktivitetin.

“Novaya Gazeta është vrarë. Më 9 nëntor do të fikim dritat në shtëpinë tonë, ku kemi jetuar për 30 vite. Do të mbyllim serverët dhe do të largohemi”, deklaroi kryeredaktori.

Njoftimi për mbylljen vjen në një kohë kur autoritetet ruse kanë shtuar presionin ndaj gazetarëve dhe mediave të pavarura. Gjatë këtij muaji, Sergei Sokolov u shoqërua për t’u marrë në pyetje, ndërsa autoritetet kontrolluan banesën e tij në kuadër të një çështjeje penale që lidhet me një prej kolegëve të tij, Oleg Roldugin, i arrestuar në prill.

Lexo edhe:

Sulm me dron rus në një stacion hekurudhor në Ukrainë, vriten 13 persona

Zelensky thotë se Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja do të zhvillojnë bisedime në nëntor

Roldugin akuzohet për “akses të paligjshëm në informacionin e kompjuterizuar”. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme për akuzën. Ai ka mohuar fajësinë, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA. Gazetari është në pritje të gjyqit, ndërsa ndodhet në arrest shtëpie, një masë që është zgjatur deri më 10 nëntor, raportoi vetë “Novaya Gazeta”.

Që prej nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Rusia ka ashpërsuar ndjeshëm kontrollin mbi median dhe lirinë e shprehjes. Autoritetet kanë vendosur kufizime të forta ndaj raportimit të pavarur, duke detyruar shumicën e gazetarëve kritikë ndaj Kremlinit të largohen nga vendi.

“Novaya Gazeta”, e konsideruar për vite me radhë si një nga bastionet kryesore të gazetarisë së pavarur në Rusi, është klasifikuar nga Moska si “agjent i huaj”, një përcaktim që përdoret nga autoritetet ruse ndaj individëve dhe organizatave që i konsiderojnë të lidhura me ndikimin e huaj.

Pas nisjes së luftës në Ukrainë, gazeta u detyrua të reduktonte aktivitetin e saj brenda Rusisë. Po në vitin 2022, autoritetet i hoqën licencën e medias, duke i pamundësuar vijimin normal të botimit.

“Novaya Gazeta” ka qenë për dekada një nga zërat më të rëndësishëm të gazetarisë investigative dhe kritike në Rusi. Ish-kryeredaktori i saj, Dmitry Muratov, u nderua në vitin 2021 me Çmimin Nobel për Paqen, të cilin e ndau me gazetaren filipinase Maria Ressa.

Komiteti Nobel vlerësoi përpjekjet e tyre për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe gazetarisë së pavarur. Mbyllja e “Novaya Gazeta” shënon një tjetër goditje për median e pavarur në Rusi, në një kohë kur hapësira për gazetarinë kritike ndaj pushtetit është ngushtuar ndjeshëm që prej fillimit të luftës në Ukrainë.

Etiketa: gazeteRusi

Lajme të lidhura

BOTA

Sulm me dron rus në një stacion hekurudhor në Ukrainë, vriten 13 persona

16:58 : 29/10/2026
BOTA

Zelensky thotë se Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja do të zhvillojnë bisedime në nëntor

18:10 : 28/10/2026
AKTUALITET

Rusia pretendon se ka arrestuar një “mercenar” gjerman

09:49 : 23/10/2026
BOTA

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

22:56 : 21/10/2026
AKTUALITET

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

19:36 : 21/10/2026
BOTA

Merz: Evropa po nënvlerëson kërcënimin që vjen nga Rusia!

08:40 : 21/10/2026

TË GJITHA

Mbyllet gazeta e pavarur ruse pas 30 vitesh, kryeredaktori akuzon shërbimet sekrete

14:53 : 30/10/2026

Shpërthejnë protestat edhe në Itali/ Mijëra studentë e punëtorë në rrugë kundër politikave të Melonit

14:48 : 30/10/2026

Në gjirin e Vlorës, ulet sasia e peshkut dhe zhduken “speciet autoktone”

14:25 : 30/10/2026

Kapen 10 thasë me kanabis në pyllin e Komanit, arrestohen 4 persona

14:15 : 30/10/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

14:05 : 30/10/2026

“Balluku”/ Standardi i dyfishtë, SPAK-u si vegël në duart e Ramës

13:54 : 30/10/2026

I dënuar me burg për organizatë kriminale dhe trafik droge, ekstradohet në Itali 40-vjeçari nga Shijaku

13:53 : 30/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com