Begaj dekreton datën 9 maj për zgjedhjet vendore

30 Tetor 2026 | 15:13

Presidenti Bajram Begaj, ka dekretuar datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme për organet e qeverisjes vendore në Shqipëri.

Në njoftimin zyrtar, Presidenca bën me dije se vendimi është marrë pas konsultimeve me përfaqësues të forcave politike të përfaqësuara në Kuvend dhe Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve.

Në konsultim morën pjesë Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, Partia Socialdemokrate dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, ndërsa subjektet e tjera politike nuk iu përgjigjën thirrjes së Presidentit.

Sipas Presidencës, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve propozoi 9 majin, duke argumentuar se caktimi i kësaj date do t’u jepte institucioneve më shumë kohë për përgatitjen dhe marrjen e masave zbatuese. Edhe Partia Socialdemokrate shprehu parapëlqimin për këtë datë.

Zgjedhjet lokale, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të zhvillohen në periudhën zgjedhore të pranverës, e cila përfshin katër të diela nga 15 prilli deri më 15 maj.

Në njoftim theksohet se data e përzgjedhur nuk lidhet me asnjë favorizim të palëve politike dhe nuk cenon vullnetin e lirë të zgjedhësve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, rrit naftën dhe ul benzinën

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së naftës dhe benzinës në Shqipëri, pas mbledhjes së zhvilluar këtë të premte, më 30...
13:52 | 30/10/2026

Marta Kos prezanton në 4 Nëntor Paketën e Zgjerimit të BE, përfshirë dhe Shqipërinë

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, do të prezantojë Pakon e Zgjerimit 2026 më 4 nëntor, u njoftua nga Parlamenti Evropian. Paketa përfshin raporte nga...
13:10 | 30/10/2026

Protestat e studentëve, ambasadorja e BE nga Elbasani: Dhuna nuk mund të jetë mënyra e shprehjes së pakënaqësive

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa këtë të premte ka zhvilluar një vizitë në Elbasan, ku mori pjesë në takimin e...
13:08 | 30/10/2026