Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka qenë i ftuar në edicionin e mesditës në Syri tv në një intervistë me, moderatoren Sibora Bitri.
Ai ka shpjeguar refuzimin e ftesës së Presidentit Begaj për të diskutuar datën e zgjedhjeve lokale. Kjo ftesë sipas Blushit është thjesht një formalitet që po i shërben largimit të vëmendjes nga protesta e studentëve.
Sibora Bitri: Nuk shkuat sot tek Presidenti i Republikës, ju kishte ftuar.
Tedi Blushi: Sigurisht që ishte një qëndrim i cili nuk mund të ishte ndryshe. Në kushtet kur institucioni i presidentit të Republikës nuk ka përmbushur përgjegjësitë, kushtetuese përballë një situate emergjente, jo vetëm në raport me Kushtetutën por edhe në raport me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Sepse të gjithë jemi koshientë. Të gjithë i kemi parë ato pamje tronditëse nga dhuna barbare shtetërore që qeveria ka ushtruar ndaj studentëve.
Sot kryeaxhenda e Shqipërisë është vetëm protesta e studentëve dhe kërkesat e tyre legjitime. Nuk mund të ketë asnjë agjendë tjetër, në një vend i cili duhet të mbrojë në fakt, jo vetëm shtetin e së drejtës por edhe pluralizmin politik, dhe demokracinë. Përballë kësaj krize të shkaktuar nga Edi Rama, ai është i vetmi përgjegjës dhe shkaktar i kësaj krize, institucioni i Presidentit të Republikës, për fatin e keq nuk i ka përmbushur, përgjegjësitë e tij kushtetuese, sepse nje institucion i larte si Institucioni i Presidentit të Republikës ku un kam patur fatin dhe nderin të kem punuar, është një institucionin i cili në fakt duhet të mbajë qëndrime të qarta, duhet të mbajë vendime dhe akte që shkojnë në fakt në interes vetëm të kushtetutës dhe mbrojtjes së interesit publik dhe kombëtar.
Sibora Bitri: Po pse mendoni se ne këtë rast Presidenti nuk e ka ushtruar funksionin e tij, sepse nuk di, sepse nuk do, apo sepse nuk e lënë.
Tedi Blushi: Mund të jetë njëra nga të treja, mund të jenë të treja bashkë. Jo se kam patur ndonjë pritshmëri nga Presidenti aktual i Republikës. Personalisht por edhe si përfaqësues i Partisë së Lirisë se kush do të ishte Presidenca nën drejtimin e Bajram Begës u kuptua qartë kur fill pas rrëmbimit kriminal, terrorist, mafioz të Presidentit të Partisë së Lirisë zotit Meta, i cili në ditën që u rrëmbye gëzonte status special si ish president i Republikës. Pra mbrohej nga Garda e Republikës, kemi pritur, pra një pritje plotësisht legjitime, që institucioni i Presidentit të mbronte imazhin, të mbronte shtetin, sepse e theksoj nuk po rrëmbehej vetëm një lider opozitar, por po rrëmbehej një ish president Republike i cili gëzonte statusin e mbrojtjes speciale pikërisht për shkak të funksionit që ai ka patur.
Që ne atë moment, marrëdhënia jonë me atë institucion u thye sepse presidenca heshti dhe çdo heshtje përballë shkeljes flagrante të lirive e të drejtave të njeriut, përballë çdo shkelje e institucionit kushtetues përballë dhunës shtetërore, përballe shkallmimit të shtetit të se drejtës, çdo heshtje është bashkëfajësi, dhe nuk kam pasur asnjë surprizë edhe në faktin që kur sot kryeaxhenda është protesta e studentëve, kërkesat e tyre legjitime, institucioni i presidentit na thërret në një takim krejtësisht formal, sepse është në tagrin e tij kushtetues që të caktojë datën e zgjedhjeve dhe këto takime janë thjesht e vetëm formale, por sigurisht që si kryetar i grupit parlamentar të PL dhe në emër të Partisë së Lirisë unë nuk mund të isha pjesë e një takimi formal, që në fakt nuk shërben asgjë tjetër veçse të spostojë vëmendjen nga kryeaxhenda e Shqipërisë...
© SYRI.net