Presidenti i Republikës dekretoi sot datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.
Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet duhet të zhvillohen brenda periudhës zgjedhore të pranverës, e cila përfshin katër të diela midis datës 15 prill dhe 15 maj.
Vendimi u dha pas takimit mëngjesin e sotëm me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe pas tij me Tom Doshin.
"Data 9 maj 2027 nuk është e lidhur me asnjë rezervë apo paragjykim për favorizim të palëve të caktuara apo për ndikim potencialisht të dëmshëm në vullnetin e lirë dhe të pandikuar të zgjedhësve.
Në këto kushte, Presidenti i Republikës i dha forcë juridike datës 9 maj 2027.
Me këtë rast, Presidenti i Republikës fton subjektet politike të marrin pjesë në zgjedhje me alternativa, platforma dhe kandidatë në lartësinë e këtij procesi themelor demokratik; palët të zhvillojnë një proces konkurrues të drejtë, të përkushtuar e luajal, të respektojnë me vetëdije të spikatur kuadrin ligjor dhe barazinë e armëve, si dhe të bashkëpunojnë pa rezerva me KQZ-në për zhvillimin e një procesi shembullor dhe në përputhje me standardet më të larta për një shoqëri demokratike" thuhet në njoftimin e shpërndarë nga presidenca.
Presidenti Bajram Begaj kishte sot procesin e konsultimeve për të përcaktuar datën e zgjedhjeve lokale por ai që duhet të shërbente si proces konsultimi, përfundoi në një bashkëbisedim mes Begajt dhe aktorëve të mazhorancës, pasi të gjithë aktorët opozirtar bojkotuan Begajn, duke dënuar përdorjen e kreut të shtetit nga mazhoranca socialiste dhe Edi Rama.
Që në krye të herës Partia Demokratike refuzoi ftesën e Begajt. Sot edhe Partia e Lirsë njoftoi se nuk do të merrte pjesë në këto takime.
Në letrën e dërguar Presidencës, Sekretari i Përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi theksoi se kjo ftesë është e papërshtatshme në kohën kur Shqipëria ësht përfshirë nga protestat studentore që vazhdojnë prej 17 ditësh.

© SYRI.net
'Grushta, shkelma, kudo ishte gjak...' Dëshmia tronditëse të riut që u dhunua nga policia brenda ministrisë së Arsimit
Refuzimi i ftesës së Begajt, Blushi: Formale, shërben veçse të largojë vëmendjen nga protesta e studentëve
Gjakderdhje financiare në Korridorin VIII/ Kostoja e Elbasan Qafë-Thanë rritet me 100 mln euro