Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dhabit

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dhabit

15:43, 30/10/2026

Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Laura Fazliu i ka sjellë edhe një sukses Kosovës, duke arritur të fitojë medaljen e bronztë në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Xhudistja nga Mitrovica ishte më e mirë në ndeshjen për të bronztë, duke mposhtur kundërshtaren kroate, Iva Oberan.

26-vjeçarja i nisi garat si e lirë në xhiron e parë dhe nga xhiro e dytë, ku arriti të mposht me ‘waza-ari’, Joana Crisostomo nga Portugalia, në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Në çerekfinale, xhudistja dardane gjithashtu ishte fituese duke mposhtur me ‘ippon’ vendasen Tsendbazar Mashbat.

Në gjysmëfinale, Laura ishte e pafat duke humbur ndeshjen ndaj Angelika Szymanska nga Poloni dhe duke humbur mundësinë për të luftuar për medaljen e artë.

Megjithatë, ajo arriti që në luftën për medaljen e bronztë të mposht kroaten Iva Oberan.

Në Grand Slamin e xhudos marrin pjesë 374 xhudistë nga 59 shtete.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco