Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur edhe pesë biznesmenë, si të përfshirë në dosjen e ish zëvendës kryeministres dhe ish ministres Belinda Balluku.
Të pandehur u morën biznesmenët Pandeli Carapuli, Arbër Abazi, Ramë Geci, Paqësor Buzaj dhe Artan Sako.
Të lidhura
None found
Sipas të dhënave, pesë sipërmarrësit janë përfshirë në dosjen hetimore që lidhet me dyshimet për manipulimin e procedurave të tenderimit dhe përfitime të parregullta nga kontratat publike.
Arbër Abazi dhe Artan Sako, lidhen me tenderin e Lotit 7 të Unazës së Madhe të Tiranës, ndërsa Paqsor Buzi, me tenderin e Lotit 5. Ram Geci, përfshihet në hetimet për ndërtimin e rrugës Porto Romano-Durrës, Loti 3.
Ndërkohë, Pandeli Carapuli, është marrë i pandehur për pastrim parash, në lidhje me vilën në kompleksin turistik “Ëhite Rocks” në Dhërmi.
Hetimet e SPAK përqendrohen në nëntë procedura tenderimi, si dhe në dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash.






