Parashikimi i motit për ditën e shtunë

Për ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të dendura si dhe alternime të herëpashershme me kthjellime.
Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të ditës.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 19 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 5 gradë celcius.
Përgjatë relieveve maloretë vendit priten reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar hera – herës me shkarkesa elektrike.
Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.




