Llogaria zyrtare e News24 në Instagram është mbyllur pa paralajmërim, pas një periudhe aktiviteti të lartë, gjatë së cilës ka regjistruar mbi 270 milionë klikime në javët e fundit.

Mbyllja vjen në një periudhë kur News24 ka pasqyruar gjerësisht protestat e studentëve dhe qytetarëve, përplasjet me policinë dhe zhvillimet e përditshme në rrugë, duke sjellë në vëmendje publike kërkesat e protestuesve dhe reagimet e qeverisë.

Screenshot 171

Sakaq, ekipet tona të sigurisë po punojnë për rikthimin e faqes në një kohë të shpejtë në bashkëpunim me kompaninë META.

Deri në rikthimin e faqes zyrtare, ndjekësit mund të informohen përmes llogarive në Instagram të BalkanWeb, Gazeta Shqiptare dhe Panorama, ku do të vijojnë të publikohen zhvillimet më të fundit të aktualitetit.

Fnerkngk 770x434
Fnerkngk 770×434

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb