“Peja nuk hesht”, qytetarët marshojnë për drejtësi për Arlinda Zekajn

Qindra qytetarë marshuan sot në rrugët e Pejës, duke kërkuar drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe llogaridhënie nga institucionet për neglizhencën e dyshuar në trajtimin e rastit të saj. Nën thirrjen “Peja nuk hesht”, protesta përshkoi disa institucione, për të përfunduar para Prokurorisë Themelore në Pejë. Ndërkohë, sot drejtësi u kërkua përmes një proteste edhe në Mitrovicë.

Qendra e Pejës sot mori një pamje tjetër, të zërave, brohoritjeve, thirrjeve për të kërkuar drejtësi të një prej vrasjeve që tronditi jo vetëm këtë qytet, por gjithë Kosovën.

Qindra qytetarë ishin të pranishëm në protestën e organizuar nga iniciativa ‘Peja nuk Hesht’, dhe Rrjeti i Grave të Kosovës me një marshim që nisi pikërisht nga sheshi ‘Skenderbe’.

Pikënisja e parë dhe institucioni nga i cili u kërkua përgjegjësi për neglizhencë të rastit të Arlinda Zekajt, ishte Komuna.

“Çfarë përgjegjësie jep drejtorie për mirëqenie sociale për neglizhencat e qendrës për punë sociale, Komuna e Pejës i detyrohet qytetarëve të vet të jep llogari. Komuna e Pejës i ka durt me gjak”, tha një qytetare.

Turma vazhdoi drejt Qendrës për punë sociale, Stacionin e Policisë, dhe Gjykatën Themelore të Pejës.

Pjesë e protestës ishin edhe familjar të saj që ishin në krye të protestës por nuk munguan as fqinjë të së ndjerës.

“Ajo një send e ka pas nuk ka dashtë me involvu familjen, as shokët e djalit mixhës dëshmorë, as askënd, ajo ka pas frikë se sigurisht e ka ditë që është situate shumë e rëndë, edhe çka ka besu ajo ka besu në shtetin e Kosovës, ka besu në institucione, në policinë e Kosovës edhe i ka bo përpjekjet e veta në mënyrën ma të përsosur, u mundu me lujte, me lujte edhe që ka pas shembuj të ndryshëm që gratë tjera i kanë kalu të njëjat rrugë, por fati është që ka vendos me dëshmu çdo lëvizje, çdo kërkesë të saj me video edhe veç për këtë arsye u bo kaq e madhe se edhe kjo ish shku si gratë të tjera nuk kish marrë jehonë”, tha fqinji i të ndjerës, Blerim Elezaj,

Ndërsa, protestuesit si qytetarja Nora Tigani urojnë që institucionet të japin llogari për këtë vrasje dhe dhjetëra tjera që kanë ndodhur në Kosovë.

“është e  80-ta femen në Kosovë që po vrahet, ku janë institucionet, çfarë po bëjnë, kush po na mbron neve, çka me ju thanë na vajzave tona, si të mbrohen ato kur çdo ditë vriten gratë, ju lutna të merrni masa dhe të mos ketë më vrasje si Arlinda”.

Protesta përfundoi para objektit të Prokurorisë Themelore në Pejë, ku protestuesit përsëritën kërkesën e tyre për drejtësi për Arlinda Zekajn, e që rasti i përgjegjësisë tani të trajtohet me seriozitet dhe kushdo që ka neglizhuar detyrat institucionale, të jap llogari.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika