Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Të rinjtë në Evropë dalin në protesta, Gjermania përgatitet për demonstrata masive

    “Nuk ke për ta marrë kurrë fëmijën”/ Zbardhen kërcënimet e ish-bashkëshortit ndaj Arlinda Zekajt për kujdestarinë e djalit

    Protestat e dhunshme, Demo publikon bilancin: 347 të lënduar, 107 prej tyre protestues, nën hetim 7 efektivë policie

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Të rinjtë në Evropë dalin në protesta, Gjermania përgatitet për demonstrata masive
    Botë

    Të rinjtë në Evropë dalin në protesta, Gjermania përgatitet për demonstrata masive

    October 30, 2026

    Një valë protestash të udhëhequra nga të rinjtë po përhapet në disa vende të Evropës, ndërsa Gjermania pritet të jetë skena e demonstratave të mëdha këtë të shtunë. Rreth 150 mijë persona janë regjistruar për të marrë pjesë në protestat që do të zhvillohen në afro 30 qytete gjermane, mes tyre Berlin, Frankfurt dhe Këln.

    Demonstratat organizohen nga lëvizja “GenZ regelt!” (Gjenerata Z merr situatën në dorë), e cila kundërshton politikat qeveritare dhe kërkon që shqetësimet e brezit të ri të merren më shumë në konsideratë nga drejtuesit politikë.

    Protestat në Gjermani vijnë pas demonstratave të zhvilluara gjatë javëve të fundit në Francë, Itali dhe Spanjë, ku të rinjtë kanë dalë në rrugë për të kërkuar më shumë vëmendje ndaj problemeve ekonomike dhe sociale. Në disa prej këtyre vendeve, tubimet janë shoqëruar edhe me përplasje dhe akte dhune.

    Pakënaqësitë e protestuesve gjermanë lidhen kryesisht me rritjen e kostos së jetesës, kushtet e dobëta në shkolla, shkurtimet e shpenzimeve publike dhe politikat që, sipas tyre, nuk reflektojnë nevojat e brezit të ri. Ata kundërshtojnë gjithashtu reduktimin e fondeve për arsimin, kulturën dhe shëndetësinë, ndërsa kritikojnë përfitimet e korporatave të mëdha dhe rritjen e shpenzimeve ushtarake.

    Një tjetër çështje që ka nxitur pakënaqësi është plani i qeverisë gjermane për forcimin e ushtrisë përmes një modeli të ri të shërbimit vullnetar. Të rinjtë shprehin frikën se kjo nismë mund të hapë rrugën për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

    Masat e sigurisë, mijëra policë në terren

    Pavarësisht se organizatorët kanë deklaruar se distancohen nga çdo formë dhune, autoritetet gjermane kanë përgatitur masa të shtuara sigurie. Mijëra efektivë policie pritet të angazhohen për monitorimin e protestave.

    Shqetësime janë ngritur edhe për mundësinë e incidenteve, pasi demonstratat përkojnë me festën e Halloween-it. Ndërkohë, disa biznese luksoze, veçanërisht dyqane bizhuterish dhe veshjesh, kanë marrë masa paraprake duke mbuluar vitrinat e tyre me dërrasa për t’u mbrojtur nga grabitjet e mundshme.

    Autoritetet në Berlin janë në kontakt me homologët në Francë dhe Itali, për shkak të shqetësimeve se grupe radikale nga jashtë mund të përpiqen t’u bashkohen demonstratave në Gjermani.

    Ministria e Brendshme gjermane ka theksuar nevojën për të bërë dallimin mes protestave paqësore të studentëve dhe grupeve ekstremiste që mund të tentojnë të marrin kontrollin e demonstratave. Megjithatë, autoritetet kanë bërë të ditur se deri tani nuk disponojnë prova për plane konkrete dhune.

    Nga ana tjetër, organizatorët e lëvizjes kanë deklaruar se nuk do të tolerojnë praninë e grupeve ekstremiste, simboleve antikushtetuese, racizmit apo gjuhës së urrejtjes në protestat e tyre.

    Ekspertët: Po krijohet terreni për një lëvizje të gjerë rinore

    Eksperti i lëvizjeve protestuese në Universitetin Humboldt të Berlinit, Christian Volk, vlerëson se në Gjermani po krijohet një klimë e fortë pakënaqësie, e cila mund të shndërrohet në një lëvizje të rëndësishme protestuese.

    Sipas tij, të rinjtë kërkojnë që shqetësimet, përvojat dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen të dëgjohen nga politika dhe institucionet.

    Volk thekson gjithashtu se Gjermania ka një traditë të ndryshme nga Franca sa u përket formave më konfrontuese të protestës, ndaj zhvillimi i demonstratave duhet parë edhe në kontekstin e veçantë social dhe politik të vendit.

    Protestat e paralajmëruara në Gjermani pritet të tregojnë përmasat e pakënaqësisë së brezit të ri dhe mënyrën se si kërkesat e tij do të artikulohen përballë institucioneve politike.

    GJERMANIA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Të rinjtë në Evropë dalin në protesta, Gjermania përgatitet për demonstrata masive

    October 30, 2026

    “Nuk ke për ta marrë kurrë fëmijën”/ Zbardhen kërcënimet e ish-bashkëshortit ndaj Arlinda Zekajt për kujdestarinë e djalit

    October 30, 2026

    Protestat e dhunshme, Demo publikon bilancin: 347 të lënduar, 107 prej tyre protestues, nën hetim 7 efektivë policie

    October 30, 2026

    Drafti i KE-së për zgjerimin: Kosova pa përparim në fushat themelore, Mali i Zi drejt përfundimit të negociatave

    October 30, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.