Friday, October 30, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dosja Balluku: 31 të pandehur para drejtësisë, të gjithë emrat e biznesmenëve dhe kompanive nën akuzë nga SPAK

timoni.al by timoni.al
October 30, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Dosja Balluku: 31 të pandehur para drejtësisë, emrat e biznesmenëve dhe kompanive
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në dosjen e SPAK për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku janë marrë të pandehur 31 persona dhe subjekte, mes tyre pesë ndërtues dhe dy kompani private. Në listë përmenden emra si Arbër Abazi, Pandeli Carapuli, Paqsor Buzi, Artan Sako dhe Ram Geci.

Arbër Abazi dhe kompania e tij “Alko Impex General Construction” akuzohen për korrupsion aktiv dhe falsifikim dokumentesh. SPAK pretendon se kompania fitoi tenderin e Lotit 7 të Unazës së Madhe, ndërsa Abazi dyshohet se shpërbleu Ballukun me një vilë në Palasë.

Artan Sako i kompanisë “2T” dhe Paqsor Buzi i “G.P.G. Company” akuzohen për falsifikim dokumentesh në lidhje me tenderat e Unazës së Madhe. Ram Geci akuzohet për falsifikim dokumentesh për tenderin e ndërtimit të rrugës “Porto Romano-Durrës”, Loti 3, me vlerën rreth 14 milionë euro.

Pandeli Carapuli dhe kompania e tij janë marrë të pandehur për pastrim parash në lidhje me vilën e Ballukut në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi. SPAK vlerëson se prona ka një vlerë aktuale 720 mijë euro, ndërsa investimi i kryer nga Balluku llogaritet rreth 140 mijë euro. Carapuli nuk akuzohet për korrupsion aktiv, pasi veprat përkatëse rezultojnë të parashkruara.

Dosja përfshin edhe vartës dhe ish-drejtues institucioni, të cilët akuzohen për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Ervis Berberi përballet me nëntë akuza për shkelje në nëntë tendera të hetuar. Mbi 10 persona janë marrë të pandehur për procedurën e ndërtimit të Tunelit të Llogorasë.

Lista e 31 të pandehurve dhe akuzat përfshin, ndër të tjera: Belinda Balluku (shkelje e barazisë në 9 tendera, korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie); Pandeli Carapuli (pastrim parash); Igli Tare dhe Joana Bushi (pastrim parash); Arbër Abazi dhe Alko Impex (korrupsion aktiv dhe falsifikim dokumentesh); Viola Haxhiademi, Ergys Verdho, Adja Strazimiri, Anila Sulollari dhe të tjerë (shpërdorim detyre dhe shkelje në tendera); Paqsor Buzi, Artan Sako, Ram Geci (falsifikim dokumentesh); Eurocol sh.p.k. (pastrim parash). Lista përfshin gjithsej 31 emra me akuza të ndryshme për shkelje të procedurave të tenderimit dhe administrimit të fondeve.

Previous Post

Dosja Balluku: 31 të pandehur para drejtësisë, emrat e biznesmenëve dhe kompanive

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al