Dosja Balluku: SPAK çon në gjyq 31 persona dhe subjekte për 11 tendera me shkelje të dyshuara (EMRAT)

Hetimi i SPAK për dosjen që lidhet me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku përfshin 11 procedura prokurimi për punime publike dhe projekte infrastrukturore. Në mesin e investimeve të shqyrtuara janë Tuneli i Llogarasë, Unaza e Jashtme e Tiranës dhe aksi Porto Romano-Durrës, ku janë konstatuar dyshime për shkelje.

Dokumentet e çështjes përmendin tenderin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë dhe lotet 4, 5, 6 e 7 të Unazës së Jashtme të Tiranës. Në hetim përfshihen gjithashtu projektet që lidhin Sheshin Shqiponja me Bulevardin e Ri dhe lumin e Tiranës.

Të lidhura

None found

Prokuroria po shqyrton edhe ndërtimin e segmentit Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2, punimet për aksin Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri-Shkozë dhe urat mbi lumin e Tiranës, si dhe rikonstruksionin e godinës teknologjike të Albcontrol.

Një pjesë tjetër e dosjes lidhet me zonën e Porto Romanos në Durrës. Aty përfshihen punimet e mbetura në aksin Porto Romano-Durrës, Loti 3, Loti 1, Kontrata A, krahas supervizimit dhe mirëmbajtjes me performancë të akseve kryesore të Rajonit Verior.

Në këtë çështje janë marrë të pandehur gjithsej 31 persona fizikë dhe juridikë. Mes tyre janë ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ish-drejtuesi i ARRSH-së Evis Berberi, si dhe zyrtarë e ish-zyrtarë të tjerë të administratës publike.

Lista përfshin Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi, Mirzeta Kashnica, Jonida Çeçe, Ardian Kroi, Denis Xhoxhi, Klarita Konomi, Miranda Shkurti, Genti Raça, Eduart Agalliu, Arbër Troka, Dhurata Lazaj, Nikollaq Mihali, Gëzim Noni dhe Arlinda Gordani.

Të pandehur janë edhe biznesmenët Pandeli Carapuli, Igli Tare, Arbër Abazi, Paqsor Buzi, Artan Sako dhe Ram Geci. Në listë figurojnë gjithashtu Joana Bushi, Viola Haxhiademi, Ergys Verdho, Adja Strazimiri dhe Anila Sulollari.

Mes subjekteve të përfshira janë edhe dy persona juridikë: shoqëritë “Eurocol” dhe “Alko Impex General Construction”.

SPAK po heton dyshimet për parregullsi në procedurat e tenderimit dhe rolin e zyrtarëve e kompanive private në lidhje me kontratat publike të përfshira në dosje.


Shtuar më 30.10.2026 17:55

Quantcast