Nis takimi i ministrave të Jashtëm të G20 në SHBA, në fokus ekonomia globale dhe tensionet gjeopolitike
Takimi dyditor i ministrave të Jashtëm të vendeve të G20-ës ka nisur të premten në Atlanta të Xhorxhias, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mbledhur përfaqësuesit e lartë diplomatikë të ekonomive më të mëdha të botës për të diskutuar sfidat kryesore globale.
Takimi po zhvillohet nën drejtimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, ndërsa në fokus të diskutimeve janë rritja ekonomike, siguria energjetike dhe ushqimore, liria e lundrimit dhe qëndrueshmëria e zinxhirëve globalë të furnizimit.
Diskutimet zhvillohen në një kontekst të tensionuar ndërkombëtar, ku lufta në Ukrainë dhe zhvillimet që përfshijnë Iranin mbeten ndër shqetësimet kryesore për stabilitetin rajonal dhe ekonominë globale.
Takimi nisi me fjalën hapëse të Marco Rubios, pa ceremoninë tradicionale të fotografisë familjare. Kjo pasi disa përfaqësues evropianë kishin bërë të ditur se nuk dëshironin të shfaqeshin në një fotografi të përbashkët me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov.
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, konfirmoi qëndrimin e partnerëve evropianë, duke deklaruar se nuk pritej të kishte një fotografi të përbashkët me përfaqësuesin rus.
“Unë supozoj se nuk do të ketë asnjë fotografi familjare”, u shpreh Wadephul, duke shtuar: “Nuk ka normalitet me Rusinë”.
Nga ana tjetër, në fjalën hapëse, Rubio u bëri thirrje vendeve anëtare të G20-ës të bashkëpunojnë për përballimin e krizave ekonomike dhe gjeopolitike. Ai paralajmëroi për kërcënimet në rritje ndaj furnizimeve globale me energji dhe ushqim, tregtisë ndërkombëtare dhe lirisë së lundrimit.
Duke e cilësuar periudhën aktuale si një “moment zgjedhjeje”, Rubio theksoi se sfidat me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara kanë pasoja dhe implikime edhe për pjesën tjetër të botës.
BE gati për negociata paqeje për Ukrainën: Presim që Rusia të angazhohet në bisedime reale
Arabia Saudite pezullon udhëtimet drejt Kenias për shkak të Ebolës
BE vendos tarifë të re për çdo pako që hyn në treg, masa prek edhe blerjet online nga Kina
- 18:02 Rama: Po shqyrtojmë kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit, do diskutojmë kufirin e moshës 16 apo 18 vjeç
- 17:13 Ambasada e SHBA-së: Shmangni demonstratat, paralajmërohet bllokim rrugësh dhe ndërprerje të shërbimeve publike
- 17:02 BE gati për negociata paqeje për Ukrainën: Presim që Rusia të angazhohet në bisedime reale
- 16:59 Arabia Saudite pezullon udhëtimet drejt Kenias për shkak të Ebolës
- 16:56 Italia në gatishmëri të lartë, protestat vijojnë në dhjetëra qytete
- 16:48 Zjarr në një magazinë në Larushk të Krujës, digjen baza ushqimore dhe disa bagëti