Rama: Nga viti i ardhshëm, fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00
Gjatë fjalës së tij këtë pasdite, kryeministri Edi Rama njoftoi se duke nisur nga viti i ardhshëm, fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00.
Kjo do të ndihmojë prindërit që punojnë, ndërsa fëmijët do të merren me aktivitete kulturore e sportive që ndihmojnë edhe socializimin e tyre.
“Tjetra është puna që duhet bërë bashkërisht mes nesh e shoqërisë civile për të rritur gamën e aktiviteteve sociale të fëmijëve nga sporti te kultura, në mes të të cilave janë të gjitha pjesët që kanë të bëjnë me skenën, pikturën, zejet, fotografinë e me radhë. Zgjatja e qëndrimit të fëmijëve në shkollë do të fillojë menjëherë vitin e ardhshëm. Kemi vendosur një buxhet që prindërit të punojnë dhe fëmijët do të jenë në shkollë deri në 5 pasdite”, tha Rama.
Ajo çfarë bëri të ditur Rama gjithashtu ishte dhe konsultimi me prindërit dhe mësuesit për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit.
Rama: Do të nisim konsultimet me prindërit dhe mësuesit për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit
Ambasada e SHBA-së: Shmangni demonstratat, paralajmërohet bllokim rrugësh dhe ndërprerje të shërbimeve publike
Zjarr në një magazinë në Larushk të Krujës, digjen baza ushqimore dhe disa bagëti
- 18:14 Nis takimi i ministrave të Jashtëm të G20 në SHBA, në fokus ekonomia globale dhe tensionet gjeopolitike
- 18:02 Rama: Do të nisim konsultimet me prindërit dhe mësuesit për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit
- 17:13 Ambasada e SHBA-së: Shmangni demonstratat, paralajmërohet bllokim rrugësh dhe ndërprerje të shërbimeve publike
- 17:02 BE gati për negociata paqeje për Ukrainën: Presim që Rusia të angazhohet në bisedime reale
- 16:59 Arabia Saudite pezullon udhëtimet drejt Kenias për shkak të Ebolës
- 16:56 Italia në gatishmëri të lartë, protestat vijojnë në dhjetëra qytete