Nga Kreshnik Spahiu
1-Zjarrfikësi i kauzave Sali Berisha i cili gjithmonë shuan zjarrin popullor dhe djeg kauzat. Ai ka rrëmbyer historikisht çdo protestë studentore.
2-Mungesa e një lideri të ri si alternativë për tu votuar si kryeminister në zgjedhje përball dyshes Rama-Berisha.
3-PD dhe 3 partitë e reja penguan krijimin e një lëvizje të re politike e cila do i rivalizonte dhe ju merrte elektoratin opozitar. Ata nuk kanë interes partiak.
4-Lëvizja u mbush me laca dhe halabakë, jo me studentë.
5-Kamza dhe fshatrat “pushtuan” Tiranën, por kjo largoi pjesën më vitale të protestuesve.
6-Qytetarët janë kundër dhunës dhe diegies së qytetit.
7-Bizneset ishin të gjithë kundër skenarit të vitit 1997.
8-U kopjua modeli franko-serb në mënyrën më të shëmtuar.
9-Maskat shkatërruan lëvizjen e flamingove.(ndoshta edhe qëllimisht me mision)
10-SHBA-ja dhe BE-ja kundër skenarit të përmbyesjes me dhunë të pushtetit në Tiranë, Paris, Romë, Berlin, Bruksel etj.